
Një tren, i cili transportonte naftë të papërpunuar doli nga shinat, duke shkaktuar një zjarr na përmasa të mëdha doli nga shinat pranë qendrës së qytetit Lynchburg në Virginia.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se 15 vagonë të trenit të kompanisë CSX, i cili udhëtonte nga Chicago për në Virginia, kanë dalë nga shinat dhe më pas ka shpërthyer një zjarr i madh.
Në një deklaratë të kompanisë CSX është thënë se 3 prej vagonëve janë përfshirë menjëherë nga flakët. JoAnn Martin, një zyrtar vendas tha se 4 prej vagonëve rrjedhin naftë, e cila më pas derdhet në lumë.
Shërbimet e emergjencës kanë evakuuar me shpejtësi rreth 350 persona, pranë vendit të ngjarjes. Deri tani nuk ka raportim për të lënduar.
Një aksident i ngjashëm ndodhi një vit më parë në Quebec të Kanadasë, ku një tren, i cili transportonte naftë të papërpunuar, doli nga shinat duke shpërthyer në flakë, për pasojë të paktën 50 persona humbën jetën.
Top Channel