Sharon Stone nuk plaket kurrë

01/05/2014 00:00

Sharon Stone bëhet edhe më e mirë me kalimin e kohës ose të paktën kështu duket nga seti i saj më i fundit fotografik.

Aktorja 56-vjeçare ka pozuar me të brendshme transparente për versionin italian të revistës ‘GQ’ duke treguar fizikun e saj të admirueshëm.

Duke parë një formë të tillë, nuk është për t’u habitur që aktorja vazhdon të ketë shumë oferta për filma të rinj.

Shumë shpejt, Sharon Stone do të shihet në të paktën tre filma: American Ultra, Agent X dhe What About Love.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel