Problemi me drogën i kryebashkiakut të Torontos
01/05/2014 00:00
Kryebashkiaku i Torontos, Rob Ford, do të largohet përkohësisht nga politika në mënyrë që të marrë ndihmën e duhur për të zgjidhur problemet e tij me substancat narkotike.
Zoti Ford, i cili shpreson të rizgjidhet në postin e tij në zgjedhjet e tetorit, ka pranuar më parë se ka përdorur disa substanca të ndaluara gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Vitin e kaluar madje pranoi se mes këtyre substancave bën pjesë edhe kokaina.
‘Toronto Sun’ ka publikuar se politikani ka thënë se është gati të marrë një pushim nga fushata elektorale në mënyrë që të marrë trajtimin e duhur për zgjidhjen e problemit.
Rob Ford u zgjodh kryebashkiak i qytetit më të madh kanadez në vitin 2010.
Top Channel