
Muajt e fundit ka qenë e zënë me xhirime për dramën e saj të fundit fantastiko-shkencore. Dhe fansat e Halle Berry mund të shohin një pjesëz të punës së saj.
“Entertainment Weekly” publikoi një trailer prej 30 sekondash të serialit “Extant”, që pritet të dalë më 9 korrik. Aktorja 47-vjeçare luan rolin e astronautes Molly Woods, e cila niset e vetme në një mision 13-mujor në hapësirë…por nuk kthehet e vetme.
Ajo takohet me dicka të pazakontë mijëra kilometra larg Tokës, një takim që nuk di ta përshkruajë. Me të mbërritur në Tokë, Molly u nënshtrohet analizave ku zbulon se kishte mbetur shtatzënë, edhe pse para misionit i ishte thënë që nuk mund të lindte fëmijë.
Molly lind djalë, prototipi i parë i njerëzve robotë, që në serial njihen me termin Humanichs dhe fati i njerëzimit do të ndryshojë përgjithmonë.
Top Channel