Kate Upton në kopertinën e ‘Vogue’
30/04/2014 00:00
Kate Upton është e përzgjedhura e radhës për kopertinën e revistës britanike ‘Vogue’. Modelja 21-vjeçare është fotografuar me një kostum banjoje të Dolce-Gabanna nga fotografi Mario Testino.
Në intervistë, Upton ka folur mbi ndikimin e trupit të saj në industrinë e modës.
“Nuk kam pasur probleme me stilistët, por me agjentët e mi. E kisha të vështirë t’i bindja për të më gjetur audicione. Doja të isha një shembull për vajzat e tjera”, thotë modelja e ‘Sports Illustrated’.
Duke folur për personat që e kanë frymëzuar, Kate thotë: “Marilyn Monroe ka qenë e bukur dhe ikonike. Ka qenë e mrekullueshme kur më kanë përmendur në të njëjtën fjali me të.”
Top Channel