Guardiola: Luajtëm keq, pres kritika

30/04/2014 00:00

Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola, ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësinë e humbjes së thellë 0-4 ndaj Real Madrid duke deklaruar pas ndeshjes se nuk ke se çfarë thua pas një disfate të tillë.

Ndeshja – Urime Madridit, e merituan, sidomos për pjesën e parë. Është një mbrëmje e vështirë për ne. Jam krenar për ekipin tim. Humbja nuk erdhi për shkak të zotërimit të topit nga ana jonë. Nuk luajtëm mirë me njëri-tjetrin, ashtu siç bëmë në Madrid. Gabova dhe faji bie mbi mua.

Rezultati
– Kur humbet 0-4, nuk ke çfarë thua pasi çdo gjë që mund të thuash nuk të jep të drejtë. Mua më pëlqen të luaj me topin, ndërsa kundërshtari u mbronte dhe nisej në kundërsulme.

Lojtarët
– Gabova unë. Lojtarët gjithmonë vrapojnë dhe japin maksimumin. Gjithmonë flas me ta dhe kërkojmë të përmirësojmë lojën në mesfushë. Humbëm pasi nuk shfrytëzuam cilësitë tona.

Sezon i dështuar – E kam thënë edhe herë tjetër që pas “Tripletës”, më e mira që mund të bënim ishte të barazonim atë që u arrit një sezon më parë. Nuk e bëmë dot. Tani duhet të përmirësohemi si skuadër. Mendoj se pjesa e parë na dëmtoi shumë pasi lamë boshllëqe në mesfushë, që sipas meje është zona më e rëndësishme në futboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA