Basha: Ekonomia në kursin e gabuar

30/04/2014 00:00

Partia Demokratike është e pakënaqur me mënyrën sesi Qeveria po menaxhon
ekonominë e vendit dhe shqetësimin e saj për atë që e cilëson si kurs
të gabuar të Qeverise ia ka komunikuar përfaqësuesve në Shqiperi të
Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ne takime te veçanta me Tahsin Sajed të Bankes Boterore dhe Nadim Ilahi, të FMN-së, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli per renie ne mbledhjen e te ardhurave, jo vetem krahasuar me periudhen e meparshme, por edhe me vete parashikimet e Qeverise. Sipas kreut te opozites, ulja e ndjeshme e mbledhjes së të ardhurave, me rreth 38 perqind per tremujorin e pare te vitit, është tregues i evazionit, korrupsionit dhe rritjes së informalitetit në ekonomi.

Ne kendveshtrimin e opozites nje tregues i perkeqesuar qe ndikon negativisht ne ekonomine shqiptare eshte krijimi nga qeveria i pasigurise juridike, gje qe, sipas zotit Basha, ka demtuar biznesin dhe ka stepur investitoret, duke ndikuar direkt ne rritjen e papunesise ne vend ose ne zvogelimin e shanseve per te gjetur nje pune.

Sipas kryetarit te Partise Demokratike ne kete klime pasigurie per bizneset dhe ekonomine ndikon edhe ulja drastike e rimbursimit te tvsh-se. Nga ana tjeter, kreu i Partise Demokratike ka verejtur me shqetesim se Qeveria ka rritur praktiken e prokurimeve direkte, praktike per te cilen opozita ka kerkuar informacione zyrtare ne rruge parlamentare, por Qeveria ende nuk ka kthyer pergjigje.  Njoftimi zyrtar i Partise Demokratike citon vetem zotin Basha dhe nuk ben te njohur qendrimin e perfaqesueve te Bankes Boterore dhe te FMN-se, dy insitucione qe mbikëqyrin ecurine e ekonomise shqiptare.

Top Channel