Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Turqia i ka bërë thirrje vendeve europiane të ndalojnë personat, të cilët shkojnë në Siri për xhihad, duke përdorur Turqinë si rrugë kalimi.
Hayati Yazici, Ministri i Doganave dhe Tregtisë në Turqi, kërkon parandalimin ‘xhihadistëve europian’ siç i ka cilësuar ai, që kalojnë kufirin dhe më pas luftojnë kundër forcave të qeverisë siriane.
Yazici ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve nga ku nisen këta persona dhe shtetit turk.
“Turqia e ka të vështirë të ndalojë e vetme këtë persona të kalojnë kufirin dhe më pas të përfshihen në luftë. Duhet të ketë bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni, në lidhje me aktivitetet e radikalëve të rinj”, tha ministri turk.
Kohët e fundit mijëra të rinj kanë lënë vend europiane për t’u bashkuar me rebelët islamikë që luftojnë në Siri ndaj regjimit të Assad.
Pak kohë më parë edhe në vendin tonë u arrestuan 9 persona të cilët akuzohen për rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri. Sipas Prokurorisë edhe shtetasit shqiptarë fillimisht kalonin në Turqi e më pas në Siri.
Top Channel