“Përkeqësim i klimës së biznesit”/ Investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin, informalitetin dhe stabilitetin fiskal Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet kanë vijuar të mbajnë ritëm të shpejtë rritje edhe gjatë muajit mars
Sipas Institutit të Statistikave, vlera e produkteve që kompanitë shqiptare shitën në tregjet e huaja muajin e kaluar u rrit me 10.3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në total për të gjithë tremujorin e parë të vitit eksportet ishin 594 milionë dollarë nga 533 milionë që ishin për të njëtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e eksporteve është udhëhequr kryesisht nga industria e fasonit, përkatësisht zëri tekstile dhe këpucë, eksportet e të cilave për tre muajt e parë u rritën me mbi 50 milionë dollarë.
Por vec rritjes së eksporteve të dhënat e tremujorit të parë për tregtinë me jashtë japin sinjale pozitive edhe në kahun tjetër të shkëmbimeve, atë të importeve. Pas gati tre vitesh me rënie, kurba e importeve duket se është përmbysur teksa në tre muajt e parë të vitit ato ishin rreth 110 milionë dollarë më të larta se në 2013. të dhënat tregojnë se rritja e importeve vihet re thuajse në të gjitha grupet e artikujve, përfshirë dhe mallrat e ndërmjetëm që përdoren për investime duke dhënë shpresa për një gjallërim të mundshëm të konsumit dhe investimeve në ekonomi.
Top Channel