Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë do t’i nënshtrohet sërish punimeve.

Këtë herë, shkak bëhet kundërmimi i keq që, prej shumë kohësh tashmë, shqetëson qytetarët që kalojnë në qendër të kryeqyetit kosovar.

Komuna e Prishtinës njoftoi, përmes një komunikate për shtyp, se ka rrethuar sheshin me gardhe metalike, duke nisur kështu përgatitjen e hapësirës ku, për shkak të defekteve të mëhershme, ka pasur bllokim të kanalizimit.

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se ajo pjesë e sheshit do të mbetet e rrethuar gjatë tërë javës, deri sa të përfundojnë punimet.

Top Channel