Jemen, diplomati europian i shpëton rrëmbimit

28/04/2014 00:00

Një diplomat Europian ka mbetur i plagosur në qytetin Sana të Jemenit, pas një tentative rrëmbimi.

Diplomati, kombësia e së cilët ende nuk është bërë e ditur ishte në makinë në momentin kur është sulmuar nga rebelët, të cilët kanë tentuar t’i vënë flakën automjetit ku ndodhej diplomati. Ngjarja ndodhi pranë Ambasadës gjermane.

Ditët e fundit forcat speciale vendase kanë kryer sulme të njëpasnjëshme në strehimet e Al-Qaeda-s në periferi të qytetit Sanaa.

Rreth 60 persona, të dyshuar si militantë të Al-Qaeda-s, u vranë një javë më parë. Autoritetet vendase në fillim deklaruan se mes viktimave ishte edhe një prej drejtuesve të terroristëve, Ibrahim al-Asiri, por gjatë ditës së hënë, pas testeve të ADN-së, rezultoi se nuk bëhej fjalë për këtë person.

Top Channel