“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Ludvik Dolezal është një burrë çek që mund të jetë personi më i pistë në Europë pasi ky i pastrehë jeton rrugëve dhe fle gjithmonë në hirin e sendeve që djeg duke formuar në trupin e tij një shtresë të zezë që vështirë se mund të hiqet më.
“Një vit më parë vendosa të lë punën dhe të jetoj me zjarrin. Cdo natë mbuloj rrobat me hi të nxehtë në mënyrë që të fle ngrohtë. I kam djegur gjithë çfarë kisha që të ndizja zjarr. Më pas, ishin njerëzit që më ndihmonin duke më sjellë goma për të djegur”, shpjegon 58-vjeçari, i cili gjithë ditën e kalon pranë zjarrit dhe fle në orën 19:30.
Mendohet se burri vuan nga një çrregullim psikologjik që e bën atë të dëshirojë të kalojë jetën pranë zjarrit dhe hirit.
Po me tymin, si ja bën? Ja përgjigja: “Pi cigare gjatë gjithë kohës, më ndihmojnë të marr frymë më mirë kur del tymi i gomave.”
Qeveria çeke i jep një asistencë prej 100 dollarësh në muaj, por paratë nuk i jepen atij personalisht pasi ekziston frika të djegë edhe ato. Paratë i jepen një dyqani ku Ludviku shkon për të marrë ushqime.
Top Channel