Vritet me armë 39-vjeçari

27/04/2014 00:00

Nikolin Rrapaj është vrarë me armë zjarri të tipit pistoletë. 39-vjeçari nga qyteti i Patosit është qëlluar nga mbrapa me dy plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rrapaj është vrarë te hyrja e pallatit, në lagjen 29 Marsi, pranë spitalit të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së shtunës, ndërkohë që vrasësi, i ndihmuar edhe nga errësira, është larguar nga vendi i ngjarjes.

39-vjeçari, i martuar e me tre fëmijë, kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga emigracioni. Mbrëmjen e së shtunës, ai sapo kishte përfunduar shtrimin me pllaka të një dyqani, që kishte marrë me qira, për të filluar punën së bashku me familjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vrasjes. Në të gjitha kryqëzimet janë ngritur postoblloqe për të kapur autorin e kësaj vrasjeje.

*** Të premten, një 35 vjeçar u ekzekutua me tetë plumba pistolete në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Aurel Zerka u konfliktua më parë në një lokal në hyrje të kësaj lagjeje, dhe më pas u ndoq nga një person me pistoletë dhe u ekzekutua pak metra më tej.

Policia shoqëroi dhjetëra dëshmitarë okularë dhe ka identifikuar personin që qëlloi si Agron Goxhaj, 40 vjeç. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy gëzhoja pistolete të qitura, të cilat ishin edhe prova e vetme material e sekuestruar nga uniformat blu.

Autori është larguar së bashku me armën e krimit duke përfituar edhe nga errësira. Policia tha se është vënë në ndjekje te tij. Zerka, 35-vjeçar nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda, të marra nga arma e zjarrit që rezultuan të ishin vdekje prurës për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA