Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me mortaja të rebelëve në zonat e kontrolluara nga regjimi në Aleppo.
Lajmi është bërë i ditur nga grupi aktivist me bazë në Britani, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Aleppo është e ndarë mes regjimit dhe rebelëve, kohët e fundit sulmet janë rritur ndjeshëm.
Rebelët kontrollojnë pjesën lindore të qytetit, por forcat e Assad kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të këtyre zonave gjatë muajit të fundit.
Forcat e opozitës sulmuan kazermat e regjimit dhe u përpoqën për të avancuar në lagjen perëndimore Zarha. Ata kanë prerë edhe linjat e furnizimit me energji elektrike në pjesën e kontrolluar nga regjimi.
Televizioni shtetëror sirian raportoi se rebelët kanë hedhur në erë disa banesa, si edhe ndërtesën e Dhomës së Industrisë.
Top Channel