
Një përqafim mes Papa Françeskut dhe pararadhësit të tij Benediktit të 16-të hapi ceremoninë solemnne të kanonizimit shënjtorë të Papa Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII.
Ceremonia u mbyll me një brohërimat e turmës pasi u shqiptua formula e shënjtërimit të dy Papëve. Papa Francesku i cilësoi dy shënjtorët më të fundit si njerëz të guximshëm që njohën tragjeditë, por nuk u mposhtën nga ato. Ati i Shënjtë shpjegoi se këta dy shenjëtorë kanë rinovuar Kishën, duke sjellë të freskët frymën e origjinës së saj.
Ceremonia solemne u ndoq në shesh nga rreth 800 mijë persona të ardhur nga e gjithë bota. Shumë besimtarë patën kaluar natën në shesh mes lutjeve e këngëve. Mes turmës kishte edhe grupe emigrantësh shqiptarë me flamuj kombëtarë që u valëviten mes flamujve nga e gjithë bota.
Në ceremoni qenë të pranishëm 112 delegacione të huaja, ndër ta edhe ai i Kosovës i kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga. Ekrane gjigante të vendosura në rrugët e qendrës transmetuan për rreth dy orë meshën e parë në historinë e Kishës Katolike të bashkëkremtuar nga dy Papë, një në detyrë dhe tjetri Papë Nderi, të dy të veshur me petkun e liturgjisë.
Pas ceremonisë shumica e besimtarëve hynë në bazilikën e Shën Pjetrit për të vizituar varret e dy shenjëtorëve.
Top Channel