
Kina ka publikuar disa dokumente të kohës së luftës japoneze, dikur konfidenciale, përfshi disa mbi gratë e komfortit të detyruara të shërbenin në shtëpitë publike ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton media shtetërore.
Publikimi vjen gjatë një periudhe të tensionuar të marrëdhënieve Japoni-Kinë. Javën e kaluar, kompania japoneze “Mitsui O.S.K. Lines Ltd” pagoi rreth 20 milionë dollarë për lirimin e një anijeje të sekuestruar nga Kina, për shkak të një mosmarrëveshjeje që daton shumë kohë më parë, në luftën e viteve 1930, mes dy vendeve.
89 dokumentet, e lëshuara nga arkivat në provincën veriore të Jilin, përfshijnë letra të shkruara nga ushtarët japonezë, artikuj gazetash, si dhe dokumente ushtarake të zbuluara gjatë fillimviteve 1950, bën të ditur media kineze. Shkaku se përse ato nuk janë publikuar deri më tani nuk është bërë ende i ditur.
Politikanët nacionalistë në Japoni kanë nxitur kryeministrin japonez Shinzo Abe të zbukurojë apologjinë e vitit 1993 ndaj grave të shfrytëzuara. Këta politikanë thonë se nuk ka asnjë provë për shtrëngimin në shkallë të madhe nga autoritetet qeveritare apo ushtarake.
Abe deklaroi muajin e kaluar se Tokio nuk do të rishikojë këtë apologji.
Dokumentet e Jilin përfshijnë edhe regjistrime japoneze mbi shfrytëzimin e këtyre grave nga ushtarët, ashtu si dhe detaje të masakrës së Nanjing, që nisi në Dhjetor 1937.
Kina dhe Japonia kanë mosmarrëveshje mbi numrin e viktimave të kësaj masakre. Disa nacionalistë japonezë argumentojnë se raportimet mbi masakrën janë ekzagjeruar për qëllime propagandistike. Ndërkohë, shumë prej dokumenteve të kohës së luftës në Japoni janë shkatërruar.
Lëshimi i dokumenteve koincidon me publikimin gjatë së shtunës të mbi 110 mijë dokumenteve të qeverisë japoneze, dikur konfidenciale, që kishin të bënin me “Thread Binding Books Publishing House” (Shtëpia Botuese Kombëtare e Librit) të Kinës.
Historia është një çështje e gjallë mes Japonisë dhe Kinës, teksa së fundi ka pasur edhe mosmarrëveshje territoriale mbi zotërimin e disa ishujve.
Top Channel