SHBA, marrëdhënie të reja me Malajzinë

26/04/2014 00:00

Me ndalesën e tij në Malajzi, Barak Obama u kthye në të parin lider amerikan në detyrë që viziton shtetin me shumicë myslimane që prej 1966-s. Ky hap i Presidentit të Shteteve të Bashkuara sinjalizon marrëdhënie më të afërta dypalëshe pas dekada të tëra  raportesh deri diku të vështira.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të kërkojë afrim tregtar me Malajzinë e kjo bëhet për të zbehur influencën e Kinës në rajon. Uashingtoni i ka ofruar tashmë Kuala Lumpurit asistencë ushtarake dhe u tregua mëse i gatshëm të ndihmonte për avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines”.

Në Malajzi Obama mbërriti nga Koreja e Jugut, ndërsa vazhdon turin në katër shtete aziatike, që nisi me Japoninë. Përpara mbërritjes së tij, gazetat e kontrolluara nga qeveria malajziane i kishin mbushur faqet e tyre të para me flamurin amerikan dhe urimin: “Mirëseerdhët zoti President!”.

Disa analistë megjithatë mendojnë se vizita e Obamës në këtë vend është e vonuar, sidomos për faktin që kur ishte fëmijë, ai ka jetuar në këtë rajon. Në përgjithësi, presidentet amerikanë i kanë qendruar larg Malajzisë për shkak të viteve të tera retorikash anti-perëndimore të ish-udhëheqësit, Mahathir Mohamad, por kryeministri aktual Najib Razak kërkon që Uashingtoni ta njohë sot vendin e tij si lojtar global.

Në këmbim Obama pretendon nga Kuala Lumpuri firmosjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë bashkë me 10 shtete të tjera, një kundërpeshë kjo për ndikimin e Kinës në rajonin e Juglindor të Azisë.

Top Channel