Të dielën, do të mbahet Koncerti i Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës, që realizohet në bashkëpunim me Festivalin Pianistik Chopin Fest Prishtina 2014.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës Baki Jashari bëri të ditur detaje rreth koncertit të shtunën në konferencë për media.
“Programi koncertal premierë përfshinë veprat e kompozitorëve Gioachino Rossini me Uverturën Tankredi, kompozitorin francez romantik Camille Sauint-Saens, me koncertin për piano dhe orkestër, të cilin do ta luaj pianistja kosovare Yllka Istrefi, e cila jeton dhe vepron me shumë sukses në Londër, me pas kompozitorin norvegjez Edvard Grieg me koncertin për piano dhe orkestër A-mol, të lind o ta interpretoj pianistja ukrainase Alina Kabanova e cila vepron në Gjermani”, tha Baki Jashari, drejtor i Filharmonisë së Kosovës.
Ndërsa, pianistët Alina Kabanova nga Ukraina dhe kosovarja që jeton në Londër Yllka Istrefi thanë se është kënaqësi të bashkëpunojnë me Feilharmoninë e Kosovës, e po ashtu presin që koncerti i së dielës të jetë madhështor.
Orkestrën Simfonike të Filharmonisë së Kosovës do ta drejtojë dirigjenti holandez Rene Gulikers dhe kjo është paraqitja e tretë e tij në Kosovë gjatë viteve të fundit. Koncerti i rregullt i muajit prill do të mbahet të dielën me 27 prill nga ora 20:00 në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Top Channel