Jemen, sulme intensive ndaj Al-Qaeda-s

26/04/2014 00:00

Forcat Speciale në Jemen po kryejnë sulme të njëpasnjëshme në strehimet e Al-Qaeda-s në periferi të qytetit Sanaa, ka thënë një zyrtar vendas për CNN gjatë ditës së premte.

Bastisjet janë pjesë e operacioneve të fundit për të goditur Al-Qaeda-n në Gadishullin Arabik  dhe cilësohen më intensivet që prej vitit 2012.

Njësitë speciale kanë rrethuar zonat në Abyan, Shabëa dhe në provincën Baida, duke formuar një perimetër sigurie dhe duke bllokuar të gjitha rrugët për furnizim.

Operacioni nisi fundjavën e kaluar, me vrasjen e më shumë se 60 personave, të dyshuar si militantë të Al-Qaeda-s në Jemen.

SHBA ka ndihmuar në realizimin e këtij operacioni duke shërbyer për transportimin e ushtarëve në zona të thella malore.

Autoritetet dyshojnë se mes viktimave të vrarë është edhe një prej drejtuesve të terroristëve, Ibrahim al-Asiri dhe po kryejnë testet e ADN-së për të përcaktuar identitetin e vërtetë të viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB