
Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” është ndërtuar në qendër të
Prishtinës, në kohën e regjimit të Milloshevicit brenda kampusit
univesitar.
Kjo çështje tashmë është në gjykatën themelore, pasi Universiteti ka ngritur padi kundër Kishës Ortodokse Serbe. Serbët kërcënojnë, se pavarësisht statusit të saj jashtëligjor, kisha nuk mund të prishet, dhe nëse ndodh kjo, përfaqësuesit serbë kërcnojne me largim nga insitucionet kosovare. Por, ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, në një inteviste për Top Channel sqaron procesin.
“Eshtë një objekt e një madhësie që nuk mund të injorohet dhe që dominon pamjen e qytetit”, tha Gashi.
Bazuar në padinë e ngritur ndërtimi i kishes është në mënyrë jolegjitime ka ndërhyrë në sistemin kadastral duke uzurpuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.
Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka theksuar se kjo çështje do të trajtohet sipas ligjit, çfarë do të thotë se në rast të moslegalizimit të saj Kisha do të shembet.
Ndaj kësaj situate nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve.
“Shtroj pyetjen si do të reagonin myslimantët nëse xhamia në qendër të Beogradit do të prishej. Mendoj që nuk do t’i vinte mire askujt. Sipas mendimit tim as kishat dhe as xhamite nuk duhet të preken në asnjë mënyrë. Unë mendoj që kisha në Prishtinë duhet të rindetohet dhe të jetë funksionale”, thotë një banor serb.
Përtej kësaj, për shqiptaret kisha simbolizon regjimin e Milloshevicit.
“Edhe po të quhet kishë, kjo nuk është e tillë. Askush nuk e përdor, pasi është ndërtuar nga pushtuesit serb. Ky është një objekt i pavlefshëm, pasi është ndërtuar në rrethana të dhunshme”, thotë një banor i Kosovës.
Teksa vazhdon debati për rrënim apo legalizimin e këtij objekti fetar, gjendja e kishës mbetet ajo e një objekti të pashfrytëzuar në një sipërfaqe të uzurpuar prej 4.27 hektarë të universitetit të Prishtinës.
Top Channel