Topi: Duhet reformë territoriale

25/04/2014 00:00

Gjatë takimit me strukturat e partisë në qytetin e Librazhdit, kreu i FRD-së, Bamir Topi, u ndal tek sistemi i drejtësisë i cili, sipas tij, ka probleme të mëdha.

Kryereforma urgjente për t’u kryer, nënvizoi Bamir Topi, është ajo në sistemin e drejtësisë për të cilën prej 20 vitesh bëhen debate pa vlerë.

Por, paralelisht Topi ka theksuar nevojën e reformës territoriale: “Reforma është domosdoshmëri. Ndërkohë, ne i qëndrojmë variantit se të gjithë aktorët politikë duhet të jenë pjesë e këtij komunikimi, por në rast se ka pozicione kapriçoze, unë mendoj se ky vend duhet të ecë përpara. Në rast se votat janë në Parlament, duhet vazhduar me këtë reformë.”
 
Në fund të fjalës së tij, Bamir Topi tha se opozita e sotme është në kaos për shkak të mungesës së demokracisë së brendshmë të saj. Kjo, sipas tij, është edhe arsyeja që ajo i është larguar kauzës kryesore si parti e djathtë.

Top Channel