Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup
Krasniqi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi, për të cilën ka
thënë se meriton të shpërndahet.

Fotoja shoqërohet me diçiturën: “Polici serb duke zgjedhur të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë nga rreshti me refugjatë për t’i torturuar e për t’i vrarë në sy të familjarëve”.

Më pas në profilin e tij Krasniqi komenton edhe themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, e cila sipas tij është një padrejtësi që po i bëhet vendit.

“Serbia ka qenë vrasësi, jo ne! Serbia duhet të gjykohet e jo UÇK-ja! Serbia është po e njëjta vrasëse! Mos t’i harrojmë të zhdukurit që 15 vjet më vonë nuk u dihet fati”, thuhet në tekstin e Krasniqit në Facebook.

“Shpërndaje këtë foto që ta shohë bota. Kjo është njëra nga qindra mijëra fotografitë që dëshmon krimin dhe genocidin serb të kryer në Kosovë. Mosha e këtyre fëmijëve flet vetë”, vijon apeli i kryetarit të Kuvendit.

Top Channel