Ivanoviç, prokuroria: Të zgjatet paraburgimi
25/04/2014 00:00
Prokurorët e misionit EULEX kanë kërkuar të enjten vazhdimin e
paraburgimit për Oliver Ivanoviç, lideri politik serb në veri të
Kosovës. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Kosovapress”.
Ndërkohë, gjatë së premtes gjykata pritet të vendosë nëse do të aprovojë kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e paraburgimit për të tretën herë me radhë.
Oliver Ivanoviç, kryetar i partisë SDP, dyshohet si përgjegjës për disa vepra penale që lidhen me krimeve të luftës.
Top Channel