Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis mirëpresin fëmijën e tyre të parë
					 24/04/2014 00:00					
				
				
								
			Olivia Wilde ka lindur djalë. Aktorja 30-vjeçare dhe i fejuari i saj Jason Sudeikis kanë mirëpritur të mërkurën fëmijën e tyre të parë dhe postuan një foto në Twitter për të shpërndarë lajmin tek fansat.
“Zonja dhe zotërinj, Otis Alexander Sudeikis doli nga ndërtesa! (Unë jam ndërtesa)”, shkroi Olivia në profilin e saj.
Në foto duket aktorja duke mbajtur në duar të porsalindurin që ishte i mbështjellë me peshqir.
									
		Top Channel