
Ka fituar tre herë çmimin Oscar, por Meryl Streep në rininë e saj mendonte se nuk ishte e përshtatshme për të qenë aktore për shkak të pamjes së jashtme.
Sipas ‘Indianapolis Monthly’, 64-vjeçarja ka zbuluar se nuk e shihte veten aq të bukur sa për të luajtur nëpër filma: “Mendoja se isha shumë e shëmtuar për të bërë aktoren.”
Streep shtoi se edhe tani është e pasigurtë për aftësitë e saj dhe se mendon se merr oferta vetëm nga fakti se në rini ka luajtur në filma të suksesshëm.
Ajo dha edhe këshilla për vajzat e reja që i futen botës së spektaklit: “Unë i them të mos shqetësohen shumë për peshën e tyre. Vajzat mërziten shumë për këtë gjë, por ka gjëra shumë më të rëndësishme. Në rastin tim, unë e urreja hundën që kisha, por tani jo më. Është në rregull.”
Top Channel