Gjysmëfinalja e parë në Champions mes Atletico Madrid dhe Chelsea-s është mbyllur pa gola, duke e lënë gjithçka të hapur për t’u vendosur në ndeshjen e ardhëshme në Londër.
Pjesa e parë është mbyllur me raste të pakta për shënim për të dyja ekipet. Mourinho e vendosi ekipin në gjysmë fushën e tij, duke pritur kundërshtarin. Torres ishte i vetëm në sulmin e londinezëve, por pa arritur asnjëherë të vërë në vështirësi portën e belgut Courtois.
Edhe ekipi vendas i Atletico-s nuk pati raste të pastra, për t’u shënuar ishin vetëm 2 gjuajtje nga distanca të Diego-s.
Edhe 45 minutat e dyta do të zhvilloheshin në të njëjtin ritëm , me vendasit më kërkues, por pa raste konkrete për shënim dhe miqtë të cilët kërkonin të befasonin me kundërsulme dhe ato pa rezultat.
Dy nga pikat më të forta të ekipit të Mourinho, portieri Peter Chech dhe John Terry janë detyruar të lënë fushën e lojës për arsye dëmtimi.
Ndërkohë ndeshjes së ardhshme në Londër do t’i mundgojnë Lampard dhe kapiteni i Atletico-s, Gabi, pasi plotësuan numrin e kartonëve të verdhë.
Top Channel