Homazhet për Markez

19/04/2014 00:00

Udhëheqës dhe shkrimtarë nga e gjithë bota i bënë homazhe shkrimtarit kolumbian me famë botërore; Gabriel Garcia Marquez, i cili ndërroi jetë në moshën 87-vjecare ne Mexico City. Ai konsiderohet si një prej shkimtarët më të mëdhenj në gjuhën spanjolle, vecanerisht i vlerësuar për romanin “100 vjet vetmi” e cilësuar si kryevepra e “realizmit magjik”.

Presidenti i Kolumbisë, Huan Manuel Santos, në profilin e tij në Tëiter shkruajti: “Të tillë gjigantë nuk vdesin kurrë”.
Presidenti amerikan Barak Obama: “Bota humbi një nga shkrimtarët më të mëdhenj vizionarë”.

Shkrimtari peruan, fitues i Cmimit Nobel në Letërsi Mario Vargas Llosa, me të cilin Garcia Markes pati një konflikt të gjatë që kulmoi me një sherr me grushta në vitin 1976 e cilësoi një “shkrimtar të madh”.

Mario Vargas Llosa: “Veprat e tij i dhanë letërsisë prestigj. Novelat e tij do të mbijetojnë dhe do të vazhdojnë lexues të rinj kudo”.

Shkrimtarja kolumbiane Isabell Allende tha: “I detyrohem atij për impulsin dhe lirinë më të cilat u zhyt në letërsi. Në librat e tij unë zbulova familjen time, vendin, njerëzit që kam njohur gjatë gjithë jetës, ngjyrën, ritmin dhe bollëkun e kontinentit tim”.

Këngëtarja kolumbiane Shakira e cila e kishte takuar disa herë shkrimtarin tha se “Gabo”, sic të gjithë e therrsnin me dashuri, do të qëndrojë përherë në zemrën e saj: “Jeta jote i dashur Gabo do të kujtohet nga të gjithë, si një dhuratë unike e jashtëzakonshme”.

Gabriel Garsia Markes ka qenë i sëmurë kohët e fundit dhe të pakta kanë qenë daljet e tij publike. Ai u nxorr nga spitali javën e kaluar pas një infeksioni në mushkeri dhe rrugët urinare. Mjekët thanë se gjendja ishte delikate për shkak të moshës. Bashkëshortja Mercedes dhe djemtë Rodrigo dhe Gonzalo, njoftuan përmes zëdhënëses së familjes se trupi i shkrimtarit do të digjet në një ceremoni private të hënën në Qendrën Kulturore Palasio de Bejas Artes në Mexico City.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB