Ndërron jetë John Nolan, aktori i njohur për rolet në “Batman” dhe “Person of Interest” ishte 87 vjeç Histori dashurie po evidentohen brenda shtëpisë së Big Brother. Njëra është ajo mes Xhulit dhe Arditit, të cilët megjithëse po përpiqen ta mbajnë të fshehur për banorët, po bëhet gjithnjë e më e dukshme për publikun.
Histori tjetër që ka nisur një zhvillim, ajo mes Visarit dhe Lorit. E dyzuar Lori për këtë marrëdhënie të veçantë që ka krijuar me Visarin.
Ndërkohë, edhe lojërat në grupe po thellohen nga dita në ditë. Arditi me Xhulin, Nevilën e Katerinën, nga ana tjetër Matilda, Fatjoni e Valeri. Më të tërhequr me njëri-tjetrin Meridiani dhe Mikela. Por, gjithçka mund të ndryshojë nga momenti në tjetrin, në bazë të strategjive për të qëndruar më gjatë.
E sa i përket qëndrimit, sot në mbrëmje e rrezikojnë atë Fatjoni, Matilda, Arditi, Lori dhe Katerina, të cilët janë të kandiduarit për eliminim. Por jo vetëm kaq në spektaklin e sotëm, përpos eliminimit, lojërave e bisedave, do të trajtohet edhe historia e dhimbshme e njërës prej banorëve.
Top Channel