Gjithçka është e kryer, Paramout firmos blerjen e Warner Bros për 110 miliardë dollarë pas tërheqjes së Netflix nga gara Çdo qytetar i Bashkimit Europian përdor rreth 200 qese plastike në vit, një sasi tepër e madhe kjo për bllokun, që mendon të vendosë rregulla të reja për kufizimin e përdorimit.
Synimi është që, deri në 2019-n, shtetasit europianë të përdorin 80% më pak qese të tilla. Plastika konsiderohet një kontaminues i madh i mjedisit dhe projektligji përkatës u diskutua të mërkurën në Strasburg.
Megjithatë, – bën të ditur “Deutsche Welle”, – vendimi nuk është përfundimtar, pasi Parlamenti Europian duhet të negociojë fillimisht me qeveritë e vendeve anëtare. Bisedimet do të nisin në verë, pas zgjedhjeve për Parlamentin e ri.
Çdo vit, në mbarë konsumohen rreth një miliardë qese plasmasi dhe prej tyre riciklohen vetëm 10%. Vetëm gjatë 2010-s, në Europë, sipas të dhënave të organizatës “Ndihma gjermane për Mjedisin”, janë prodhuar gjithsej 750,000 ton qese plastike, që përdoren vetëm një herë.
Kjo peshë i korrespondon peshës së 625,000 veturave së bashku. Plastika kërkon një kohë tmerrësisht të gjatë, deri sa të asgjësohet plotësisht, ndërkohë që një biletë autobusi prej letre shpërbëhet brenda pak javësh.
Një shembull për masat, që kanë nisur të merren në këtë drejtim, është Irlanda, qeveria e së cilës ka vendosur taksën prej 22 cent për çdo qese plastike. Taksat nuk janë vendosur për të mbushur arkën e shtetit, por për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve, thonë zyrtarët vendas.
Konsumi i qeseve plastike për frymë, nga 328 në vit, aktualisht ka rënë në 20. Krahasuar me mesataren e BE-së, kjo është një shifër e konsiderueshme. Sipas një studimi të Komisionit të BE-së, çdo qytetar konsumon 198 qese në vit.
Top Channel