Guine, 7 persona vdesin në një minierë ari

17/04/2014 00:00

Një minierë ari është shembur në Guine, duke i marrë jetën 5 grave dhe 2 vajzave, ka bërë të ditur policia vendase. Miniera ndodhej në qytetin Kintinian, pranë lumit Niger, në kufi me Malin.  

“Përveç viktimave, nga shembja e minierës, kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona të tjerë, të cilët ishin futur ilegalisht, pavarësisht rreziqeve ka i kanosen. Shpesh miniera është mbyllur pasi ishte zbuluar që futeshin persona të palicencuar ”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Pavarësisht se në Guine gjenden miniera të mëdha ari dhe diamanti, shumica e popullsisë vendase jeton në varfëri.

Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur 8 aksidente të ngjashme që i kanë marrë jetën 46 personave kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB