Bale ‘Mbreti’ i Kupës së Spanjës

16/04/2014 00:00

Real Madrid mundi 2-1 Barcelonën, në “Mestalla” të Valencia-s, duke fituar trofeun e parë për këtë sezon, atë të Kupës së Mbretit, i cili është i 19-ti për kryeqytetasit.

Një triumf më se i merituar ky për ekipin e Ancelotti-t, i cili ishte ‘vrastar’, në këtë ndeshje, me kundërsulmet e shpejta të Bale dhe Di Maria-s.  

Argjentinasi, Di Maria do ta gjente rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të. 45 minutat e para u mbyllën me një kontroll më të madh të topit nga Barcelona, por pa raste të pastra për shënim, madje Reali rrezikoi disa herë me Di Marian.

Pjesa e dytë do të niste sërish me një epërsi në kontrollin e topit nga lojtarët e Barçës, të cilët do të gjenin golin e barazimit, nga ai që pritej më pak të realizonte, ishte Bartra që do të shënonte me kokë pas një krosimi të Adrianos.

Kroati Luca Modric ishte i pafat në minutën e 81 kur do të godiste shtyllën, por goli nuk do të vononte, pasi uellsiani Bale, pas një inkursioni nga rreth 70 metra do të dilte i vetëm përballë Pintos, të cilit do t’ja kalonte topin poshtë këmbëve, duke shënuar golin e fitores në minutën e 85-të.

Në minutat e mbetura Barcelona nuk arriti të barazonte dhe tani rrezikon seriozisht ta mbyllë këtë sezon pa asnjë trofe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA