Rikthehet Phelps, fitues i 22 medaljeve olimpike

14/04/2014 00:00

Michael Phelps, fituesi i 22 medaljeve olimpike, duket se nuk po qëndron dot jashtë pishinave, 29-vjeçari  u tërhoq në përfundim të Olimpiadës “Londër 2012”, tani vendos të rikthehet.

Notari amerikan do të paraqitet në Mesa, Arizona më 24-26 Prill së bashku me olimpikët e tjerë, Ryan Lochte dhe Katie Ledecky.

Trajneri i Phelps, Bob Bowman nuk dëshiron ta cilësoi një rikthim të plotë të notarit, megjithëse deklaron se ai do të marrë pjesë në tri gara në takimin e Arizonës.

Steve Parry, notari britanik, i cili u rendit i treti në 200 metra, stil flutur, në Olimpiadën e Athinës është befasuar nga ky rikthim i Phelps, duke thënë – atij nuk i ka mbetur asgjë për të provuar në këtë sport, por është i vetmi që mund ta bëjë këtë gjë.

Bowman tha Phelps është shumë larg i formës së tij të dikurshme, megjithatë ai mund të jetë një lojtar konkurrues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA