Kate Upton: Dëshira ime? Gjoks më i vogël

14/04/2014 00:00

Edhe pse është modelja më e pëlqyer për shumicën e meshkujve, Kate Upton nuk është plotësisht e kënaqur me trupin e saj dhe ka zbuluar se do të dontë një gjoks më të vogël.

“Do doja të kisha një gjoks më të vogël në mënyrë që të isha në gjendje të vishja rroba banjoje të vogla. Dy herë në ditë e shpreh një dëshirë të tillë”, tha 21-vjeçarja, e cila gjithsesi thotë se është krenare për format e saj që janë shumë të ndryshme nga modelet e tjera.

“Jam krenare për trupin tim dhe kështu duhet të ndihet çdo vajzë e re. Duhet të pranosh veten ashtu siç je dhe kjo është rruga e vetme për të qenë e lumtur”, shtoi modelja amerikane për ‘The Sun on Sunday’.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel