Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët
Bayern Munchen ka nisur të “nxehë” ambientin në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid (23 prill).
Twitter-i zyrtar i klubit gjerman ka publikuar foto të disa bluzave të kuqe me stemën e Bayern Munchen ku lexohet: “Të shkojmë në Lisbonë. Edhe një herë tjetër macja e zezë.”
Gjermanët e quajnë veten “macja e zezë” e Realit duke u nisur nga bilanci pozitiv që ata kanë në përballjet me madrilenët gjatë historisë. Real dhe Bayern kanë luajtur 20 ndeshje në kompeticionet europiane: 11 fitore për bavarezët, 7 fitore për madrilenët dhe 2 barazime.
Nga 10 ndeshjet e luajtura në Mynih, gjermanët kanë fituar 9 dhe kanë barazuar 1. Ndërsa bilanci i ndeshjeve të luajtura në Madrid është ky: 7 fitore spanjollët, 2 gjermanët dhe 1 barazim.
Përsa i përket bilancit të kualifikimeve, Bayern Munchen kryeson 5-4. Dy herët e fundit që janë përballur, bavarezët janë kualifikuar në të dyja rastet (2007 dhe 2012).
Top Channel