El Shaarawy rikthehet me gol me të rinjtë e Inzagit

11/04/2014 00:00

Pas 4 muajsh mungese, El Shaarawy i është rikthyer stërvitjes ditën e mërkurë, ndërsa gjatë së enjtes ai është angazhuar në një ndeshje trajnimi me të rinjtë e Milanit, të drejtuar nga Pippo Inzaghi. Në këtë takim ai arriti të shënonte edhe një gol.

El Shaarawy ishte me të vërtet i pafat në këtë sezon, duke u dëmtuar në këmbën e majtë që në 11 dhjetor, dëmtim i cili e detyroi të kryente edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
 
Ky është një lajm i mirë për trajnerin Seedorf, i cili nuk ka pasur mundësi asnjë ditë ta ketë në stërvitje  lojtarin e talentuar italian, në njëfarë mënyre El Shaarawy do të jetë një ‘blerje e re’ për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA