Mashtrim gjigant me tamiflunë

10/04/2014 00:00

Qindra milionë paund janë shpërdoruar në prodhimin e medikamentit Tamiflu, i cili nuk ishte më i mirë se paracetamoli.

Britania e Madhe shpenzoi 473 milionë paund për ilacin që qëndron stok në shumë vende të botës për t’i bërë ballë pandemive. Ne raportin e Chocrane Collaboration, qe eshte nje organizate e pavarur jofitimprurese me 31 mije vullnetare ne 120 vende te botes- thuhet se Tamiflu nuk parandalon përhapjen e gripit apo nuk kufizon komplikimet e rrezikshme, shumë pak ka ndihmuar në zbutjen e simptomave të tij.

Prodhuesi Roche dhe eksperte te tjere thone se “analizat kane plot te meta”. Medikamenti antiviral është depozituar nga viti 2006 në Britaninë e Madhe, kur disa prej agjensive parashikuan shpërthimin dhe përhapjen e një gripi qe mund te shkaktonte vdekjen e 750 mije personave ne kete vend.

Vendime te ngjashme kane bere edhe vendet e tjere.Tamiflu u sygjerua gjate perphapjes se gripit te derrit ne vitin 2009. Kompanite farmaceutike nuk i bejne publike te dhenat e tyre. Ky raport është rezultati i nje lufte kolosale për të dhenat mbi efektshmerine dhe efektet anësore të tamiflusë. Pretendimit se ilaçi mund te parandaloje komplikime sic eshte pneumonia, sipas Kokran  “nuk ka efekt te dukshem”.

Nje tjeter justifikim per depozitimin ne sasi te medha, ishte te kufizohej perhapja  dhe ti jepej kohe prodhimit te vaksines, por hartuesit e raportit thone: “se kjo nuk mund te provohej dhe menyrat nuk rezultuan te besueshme qe keto ilace te parandalonin pandemine”. Gjithashtu thuhet se Tamiflu kishte nje sere efektesh anesore; te perziera, dhimbje koke, probleme të veshkave, hiperglicemie etj. Studiuesit e Kokran Kollaborejshën nuk fajësojnë asnjë individe apo organizatë, por nënvizojne se ka patur dështime në cdo hap; duke nisur nga prodhuesit, tek rregullatoret dhe qeveria.

Top Channel