Casillas: Humbja të na shërbejë si mësim

09/04/2014 00:00

Iker Casillas deklaroi pas humbjes 2-0 të Real Madrid ndaj Borussia Dortmund se skuadra e tij vuajti shumë për të arritur gjysmëfinalet e Champions dhe se një disfatë e tillë duhet të shërbejë si mësim.

“Vuajtëm shumë, por shpresoj që kjo ndeshje të na bëjë të kuptojmë se në Champions nuk është kurrë e lehtë. Më mirë që ndodhi tani”, tha kapiteni i madrilenëve, i cili shpëtoi disa herë portën duke mos lejuar golin e tretë të gjermanëve që do e çonte ndeshjen në shtesë.

Ja si e shpjegon Casillas takimin: “Goli i parë ishte një gabim individual, goli i dytë erdhi nga një humbje topi në mesfushë. Në kushte të tilla nis të dyshosh, sidomos kur ke humbur edhe një penallti. Duhet të dish të vuash dhe të kuptosh që gabime të tilla nuk duhen bërë në gjysmëfinale.”

Top Channel