Atletico-Barça, çështje centimetrash

09/04/2014 00:00

Ka skuadra që duan të shpejtojnë lojën dhe lagin shumë barin e fushës siç bën Barcelona, ka edhe të tjera si Atletico Madrid që duan ta ngadalësojnë atë dhe për këtë arsye e lënë barin të rritet duke e “qethur” shumë pak para ndeshjeve.

Takimi i kthimit i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve mes dy skuadrave spanjolle që do të zhvillohet në stadiumin Vicente Calderon është kthyer në çështje centimetrash pasi Barça, ashtu siç shkruajnë gazetat sportive spanjolle, ka bërë ankesë tek UEFA për barin e gjatë të fushës.

Sipas rregullores, gjatësia maksimale e lejuar e barit për një ndeshje futbolli është 3 centimetra dhe tashmë pritet që dikush ta masë barin në Vicente Calderon dhe të sigurohet që topi të qarkullojë mirë.

Duket për të qeshur, por katalanasit e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. Si do të zgjidhet, mbetet për t’u parë sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45.

Top Channel