
Një muaj para se të shpallë listën zyrtare të të grumbulluarve për Botërorin “Brazil 2014”, që do të startojë më 12 Qershor e që sheh si favoritët kryesorë organizatorët e “Seleçao”-s, trajneri Felipe Scolari u jep një këshillë të tijve: Jeni të lirë për të bërë seks, por jo akrobacira!
Tekniku i kombëtares braziliane ka marrë pjesë në një konferencë shtypi në Lisbonë dhe, duke iu përgjigjur një pyetjeje që kishte të bënte me lojtarët, sa i përket mundësisë së të pasurit marrëdhënie seksuale në vigjilje të ndeshjeve të Botërorit, ai është treguar tepër liberal.
“Nëse bëhet fjalë për seks normal, – ka deklaruar Scolari, – atëherë janë të lirë. Për sa kohë bëhet brenda të ashtuquajturave kushte normale, është normale t’i lejosh ata, por nuk mund të lejojmë kërcime tej limiteve. Sipas normave tona, raportet seksuale duhen praktikuar në mënyrë të ekuilibruar, por ka edhe disa forma të tjera, mënyra të tjera, apo persona të çuditshëm, që bëjnë edhe akrobacira, por kjo nuk është e lejueshme!”.
Fjalë këto, që u lënë shpresa Neymar&Co të kenë në dispozicion edhe dhoma më vete, në grumbullimin e “Seleçao”-s, në Teresopolis.
Top Channel