Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan Duke iu referuar letres së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,
drejtuar Presidentit të Republikës për të marrë masa ndaj disa
gjyqtarëve në apel për lirimin e një të arrestuari, opozita reagoi duke
thënë se ministri po hakmerret, pasi një nga gjyqtarët ka qenë ai që la
në fuqi masën e dënimit të Tahirit për shpifje, nga Gjykata e Shkallës
së Parë.
“Tahiri qorton në letrën e tij publike, dhe i kërkon Presidentit të marrë masa ndaj gjyqtarit Edmond Gogo. Gjyqtari Edmond Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, në fund të vitit 2012, kur vendosi të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës që Tiranës që e dënonte Saimir Tahirin me 10 milionë lekë gjobë për shpifje. I dënuari për shpifje sot është Ministër i Brendshëm, dhe po shfrytëzon pushtetin që ka për t’u hakmarrë ndaj një gjykatësi, ndaj një institucioni të pavarur, që vendos mbi bazën e fakteve dhe të ligjit. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, po i tregojnë gjyqtarëve se ata duhet të konsultohen me Qeverinë para se të marrin vendime, po u tregojnë gjyqtarëve se ata janë hakmarrës dhe mbajnë shënime për secilin prej tyre. Ky akt është një shenjë shumë e keqe për demokracinë në vend, është minim i sigurisë juridike, pavarësisë së gjyqësorit dhe shkatërrim i institucioneve të pavarura, është shantazh i hapur dhe paralajmërim për çdo gjyqtar dhe për drejtësinë në vend”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Top Channel