Real, rikthehet Cristiano Ronaldo

07/04/2014 00:00

Cristiano Ronaldo, pas mungesës në ndeshjen e kampionatit ndaj Real Sociedad për një problem në gju, është grumbulluar për takimin e dytë çerekfinal të Ligës së Kampioneve që Real Madrid do të luajë në Gjermani ndaj Borussia Dortmund.

Portugezi është stërvitur rregullisht ditën e dielë dhe trajneri Carlo Ancelotti e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Dortmund.

Gjithsesi, duke u nisur nga rezultati 3-0 i ndeshjes së parë, Cristiano mund të qëndrojë pushim edhe në këtë takim.

Ndeshja Borussia Dortmund – Real Madrid do të luhet mbrëmjen e së martës (ora 20:45) dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel