Mou lojtarëve të Realit: Jeni tradhtarë!

07/04/2014 00:00

Jose Mourinho, në një pjesë të librit të tij të ri “The Special One”, i quan “tradhtarë dhe bij k…” lojtarët e Realit të Madridit. Gjithashtu sulmon “identitetin kulturor” të lojtarëve katalanas të Barcelonës duke theksuar se ata nuk janë spanjollë.

Sipas ‘The Times’, pas barazimit kundër Barcelonës që largoi nga titulli Realin sezonin e shkuar, trajneri portugez i ka thënë këto fjalë lojtarëve: “Jeni tradhtarë! Ju kërkova që të mos thonit asgjë për formacionin, por më tradhëtuat. Treguat që nuk më mbështesni. Vetëm Graneron kam mik këtu. Jeni skuadra më tradhtare që kam pasur ndonjëherë, jeni bij k…!”

Ndërsa sulmi ndaj lojtarëve katalanas të Barcelonës erdhi pas finales së Kupës së Mbretit të vitit 2011. Ai i tha futbollistëve të tij se nuk kishin asgjë të përbashkët me rivalët e përjetshëm.

“E njoh kulturën e Barcelonës sepse kam jetuar shumë vite atje. E di çfarë edukate marrin fëmijët katalanas. Njerëzve si Puyol, Busquets, Xavi apo Pique i mësojnë që të diferencohen nga spanjollët si Casillas, Ramos dhe Arbeloa. Gaboheni nëse mendoni se mund të jeni miq me lojtarët e Barcelonës që luajnë në kombëtare”, i ka thënë Mourinho spanjollëve të Realit.

Top Channel