F1, Hamilton: U kënaqa shumë!

07/04/2014 00:00

Lewis Hamilton, fituesi i Cmimit të Madh të Bahreinit pas një lufte të fortë me shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg, deklaroi pas triumfit të dytë sezonal se kishte kohë që nuk i vinte në përdorim të gjitha aftësitë e tij si pilot në një garë.

“Fitorja gjithmonë është e mrekullueshme dhe të lumturon, por nuk kisha ritmin më të mirë të mundshëm. Nico kishte më shumë ritëm dhe duhet të kuptojmë arsyen e këtij ndryshimi. Ishte e vështirë ta mbaja pas, një nga situatat më të vështira të karrierës”, shpjegoi britaniku i Mercedesit.

“Unë dhe Nico nuk luftonim kështu që në kohën kur pilotonim në karting. Kishte momente që nuk e dija fare se nga po sulmonte. Përdora të gjitha aftësitë e mia si pilot që i kam mësuar përgjatë viteve. Ishte fantastike, u kënaqa shumë”, shtoi Hamilton.

Top Channel