
Fernando Alonso përfundoi garën e Bahreinit në vendin e nëntë dhe pas saj deklaroi se ky ishte maksimumi që mund të merrte në pistën e Sakhirit.
“Gjërat funksionuan mirë në nisje, strategjia ishte e përkryer dhe morëm maksimumin. Performanca nuk na kënaq, por tifozëve u kërkojmë pak durim”, tha spanjolli i Ferrarit.
Në lidhje me garat e ardhshme, Alonso duket optimist: “Kjo javë do të jetë kyçe pasi do të provojmë pjesët e reja për garat që na presin. Të gjitha skuadrat do të përmirësohen, por ne kemi një plan agresiv, kaq mund të them. Duhet të punojmë ditë e natë sepse nuk po paraqitemi mirë.”
Kimi Raikkonen, i dhjeti në Bahrein, ishte më i prerë në deklaratat e tij: “Na mungon shpejtësia. Duhet kohë për t’u afruar me të parët, por do ia dalim.”
Top Channel