Bayern “shënjestrohet” nga të gjithë

07/04/2014 00:00

Bayern Munchen e ka përfunduar praktikisht garën për titullin e Bundesligës prej kohësh tashmë, por në Gjermani nuk ka mbyllur së bëri llogaritë me gjysmën e ekipeve të kampionatit, të irrituar për sjelljen shumë pak profesioniste të Guardiolës e lojtarëve të tij në sfidën e humbur ndaj Augsburg.

Tekniku spanjoll hodhi në fushë formacionin më të keq që mund të krijohej te Bayern: 3 lojtarë të ekipeve zinxhirë U20, në prezencën e tyre të parë në Bundesligë (Weiser, Sallahi dhe Hojbjerg), e shumë lojtarë titullarë të lënë pushim, ndërsa disa prej emrave “big” si Robben, Ribery dhe Mandzukic (kryegolashënues me 17 gola) as në pankinë minimalisht.

Një sinjal i qartë se kampionati nuk i intereson më Bayern-it. Guardiola tashmë duhet të përballet me tifozët bavarezë, të cilët kanë reaguar keq pasi humbën rekordin e pamposhtmërisë prej 53 ndeshjesh, por mbi të gjitha edhe me pjesën më të madhe të ekipeve të Bundesligës.

Një kor unanim është ngritur nga veriu në jug: “Bayern po e falsifikon kampionatin në këtë mënyrë”. Kjo, për shkak se skuadra e Pep është e vetmja që ka arritur objektivat e saj, ndërkohë që të gjitha të tjerat luftojnë, kush për mbijetesë e kush për një vend në Europë.

Pikërisht si Augsburg, që me fitoren e së shtunës rikthehet në garën për një vend në Europa League, pasi është vetëm 2 pikë larg Mainz-it.

“Nuk më vjen të irritohem, sinqerisht, por në Mynih e dinin të gjithë se do të lindte një debat polemizues, nëse do ta humbisnin atë ndeshje”, theksoi trajneri i Mainz-it.

Pa frena në gjuhën e përdorur, është shfaqur edhe trajneri i Eintracht Franfurt, Armin Veh: “Kur pashë formacionin e Bayern mbeta i surprizuar. Nuk është diçka e mirë kur disa skuadra luftojnë ende për objektivat e tyre, ndërkohë që dikush tjetër bën dhurata”.

As trajneri i Schalke 04 nuk ndahet nga kori: “Nuk është diçka e mirë një sjellje e tillë. Është edhe çështje karakteri, por a janë të bindur në Mynih për vendimet e tyre?”.

E megjithatë, Pep “mbrohet” disi duke vlerësuar talentin e ri Hojbjerg si më të mirin në fushë. Sa i përket akademisë së Bayern Munchen, asgjë nuk vihet në diskutim mbi cilësinë e saj, por mbi profesionalizmin e klubit ndoshta po.

Top Channel