
Vllaznia mposhti 2-0 skuadrën e Lushnjës në “Roza Haxhiu” dhe rimerr sërish vendin e 6 në klasifikimin e Superligës.
Shkodranët e drejtuar nga Haxhiosmanoviç zhbllokuan rezultatin në minutën e 7 me Bushic. Avantazhi i shpejtë i dha mundësinë Vllaznisë të dominojë lojën dhe të rrezikojë edhe disa herë të tjera.
Goli i dytë erdhi në minutën e 37 me autor Krajën. Edhe në pjesën e dytë shkodranët ishin më superior, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Loja e lushnjarëve në pjesën e dytë dha idenë se tashmë edhe lojtarët e kanë pranuar faktin se sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Nga ana tjetër, fitorja e tretë radhazi i jep mundësinë Vllaznisë të ngjitet lart në klasifikim, por jo ta quajë të mbyllur luftën për mbijetesë.
Sfidat e mbetura do të jenë vendimtare jo vetëm për skuadrën shkodrane, por edhe për disa ekipe të tjera në Superligë.
Top Channel