Destro “tripletë”, Roma -5 nga Juventus

06/04/2014 00:00

Roma ka arritur të zhvillojë një transfertë fantastike në Cagliari, duke  marrë një fitore të merituar me rezultatin 1-3. Heroi i ndeshjes për kryeqytetasit ishte Mattia Destro, i cili realizoi një “tripletë” në këtë takim.

Në minutën e 32, i përhershmi Gervinho, me shpejtësinë e tij, arrin të depërtojë në zonën kundërshtare e më pas i jep një pasim Destros, i cili e ka të lehtë ta dërgoi topin në rrjetën e vendasve.

Pjesa e parë u mbyllë me vetëm një gol dhe me dominimin e të besuarve të Rudi Garcia-s. Pjesa e dytë nisi përsëri me një lojë të bukur të Romës.

Në minutën e 56 do të ishte sërish Destro që do të realizonte për 2-0, pas asistit të Nainggolanit. Por 23-vjeçari nuk do të mjaftohej me kaq, pasi do të shënonte edhe golin e tretë personal në minutën e 73, duke vulosur këtë fitore për kryeqytetasit.

Vendasit e Cagliarit do të shënonin golin e nderit në minutat shtesë me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Mauricio Pinilla.

Pas kësaj fitoreje Roma është ngjitur në kuotën e 76 pikëve, vetëm 5 më pak se kryesuesit e Juventusit, të cilët do të luajnë të hënën me Livornon.

Top Channel