Pirlo-Juve vazhdojnë “bashkëjetesën”

05/04/2014 00:00

Andrea Pirlo është gjithmonë e më pranë rinovimit të kontratës me Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari i klubit bardhezi, i cili në shumë ndeshje delikate ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

“Pak a shumë kemi rënë dakord, presim vetëm momentin e duhur për t’u takuar dhe për të vendosur gjithçka”, ka thënë Pirlo për mikrofonin e një radioje lokale.

“Mendoj se mund të luaj edhe ndonjë vit në këto nivele. Kur të mos ndihem më në formë do të jem i pari që do të ndaloj, por deri atëherë do të vazhdoj të luaj”, ka thënë mesfushori, ekspert i goditjeve të dënimit.

Top Channel