
Pacientët me probleme kardiake këtë vit nuk do të presin rradhë të gjata
për të bërë një koronarografi, by pass apo intervente valvolare, pasi
Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të mbulojë shpenzimet për
to, përveçse në spitalet publike edhe në ato private me të njëjtën
kosto.
“Pas konsultimeve të gjera janë përllogaritur kostot e drejtpërdrejta dhe ato indirekte, duke marrë parasysh, ekzaminimet, materialet e konsumit, medikamentet që përdoren gjatë procedurave, qofshin këto kirurgjikale apo hemodinamike, mirëmbajtjen e aparaturave dhe duke u bazuar në protokollet e praktikës klinike. Në hartimin e tyre paketave konkretizojmë qasjen e re të institucionit tonë dhe të Qeverisë për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, për t’u përdorur me efikasitet për nevojat e pacientëve. Interesi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marrjen e shërbimeve, duke e shtrirë financimin e shërbimeve të kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë për herë të parë edhe në sektorin privat”, thotë Astrit Beci, drejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Shefi i Sherbimit te Kardiologjisë, Artan Goda tha se nevojat ne vit per koronarogarfi perllogariten ne rreth 12 mije raste, nga te cilat deri me tani jane mbuluar vetem 4000. Nderkohe per vitin e ardhshem, parashikohet qe te mbulohen rreth 6000 te tilla në shërbimin publik. Por Goda parashtroi disa kerkesa.
“Për të qenë të ndërlidhur me këto procedura parashikohet dhe mundet të rritet mjaft, duke shfrytëzuar më mirë mundësitë aktuale nëpërmjet këtyre aksioneve afatshkurtër dhe afatgjatë. Zgjatja e orëve, përdorimi i sallave nga 10 -12 orë që është aktualisht në 24 orë, duke pasur shërbimin e rojes për rastet urgjente në infarkte akute, si dhe vënia në funksionim e një salle të re në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërisë. Këto aksione mundësojnë një rritje të ndërhyrjeve tona”, tha Goda.
Ministri i Shendetesise Ilir Beqja garantoi se duke filluar nga ky vit do te nisin investimet.
“Nuk do të ketë më materiale mjekimi që do të lënë për të dëshiruar. Deri në fund të verës do të vëmë në punë reanimacionin në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Do të vendosim një anglograf dhe në qytetin e Shkodrës, vitin që vjen, në mënyrë që të fillojmë ta bëjmë këtë shërbim jo vetëm shërbim kryeqyteti”, tha Beqja.
Paketat e plota dhe menyrae financimit per sektorin publik dhe privat pritet te kaloje se shpejti per miratim ne Keshillin e Ministrave dhe me pas do te ofrohet sherbimi bazuar ne kontrata te mirepercaktuara. Fondi i Sigurimeve do te monitoroje cilesine e ofrimit te ketyre paketave si ne publik ashtu dhe ne privat me qellim perdorimin me efektivitet te burimeve financiare.
Top Channel