Mercedes dominon sërish provat

05/04/2014 00:00

Ashtu si në provat e lira, edhe në provat zyrtare për garën e Çmimit të Madh të Bahreinit, nuk pati surpriza dhe u karakterizuan nga dominimi i Mercedesit.

Dy pilotët e saj, Nico Rosberg dhe Leëis Hamilton regjistruan kohët më të shpejta duke zënë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në vijën e nisjes. Rosberg u ndal në 1 minutë 33 sekonda e 185 të qindëtat, ndërsa Hamilton vetëm 0.2 të qindëtat më ngadalë se ai.

I treti u rënditet Ricciardo i Red Bull, por për shkak të dënimit të marrë për shkeljen e rregullave në garën e një jave më parë, ai do të niset nga veni i 13, cka do të bëjë që të gjithë pilotët e rënditur pas tij, nga vendi i 4 e deri tek vendi i 12 të fitojnë nga një pozicion.

Ndërkohë, Ferrari zhgënjeu sërish me dy pilotët e tij. Raikkonen u tregua më i shpejtë se Alonso duke zënë vendin e gjashtë (të shtatin në prova) ndërsa spanjolli regjistroi kohë 1.8 sekonda më të ngadaltë se sa vendi i parë dhe në garën e së dielës niset i nënti (i dhjeti në prova).

Gara e Çmimit të Madh të Bahreinit zhvillohet të dielën në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel